
24/02 19:13
Në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ka vërtet surpriza dhe shumë pikë për dy panelet e zjarrta; blutë dhe të kuqtë!
Për të fituar shumë pikë çunat e paneleve kishin një sfidë mjaft romantike, ku duhet t’ju propozonin vajzave të njohura në skenë.
Ata mund t’i fitonin këto pikë vetëm nese ja qëllonin me të parën masën e unazës së vajzës që propozuan.
Në skenë u krijuan 4 çifte në kuadër të lojës gjithmonë: Anxhela dhe Flor Binaj i thanë “PO” njëri-tjetrit, por Florit i tha “PO” edhe moderatorja e sportit Lei Kraja. Iregn Çelës (Xhodës) i tha “PO” politikania e njohur Elisa Spiropali, ndërsa Don Xhonit i tha “PO” këngëtarja Diona Fona.
Top Channel