Momenti i shpërthimit të pallatit

Pallati 14-katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës është shembur në mënyrë të kontrolluar pasditen e sotme nga IKMT me 130 kilogramë eksploziv.

Shembja e fuqishme me tritol e një pallati shumëkatësh është dëgjuar në të gjithë Durrësin. Gjatë shpërthimit, 35-vjeçari Erion Mërtiri është goditur nga një copëz materiali ndërtimor duke pësuar çarje në fytyrë, pjesën e sipërme të gojës. Ai është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje të shpejtë, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në orën 16:44 të së shtunës u bë shpërthimi i kontrolluar i pallatit në Durrës, ku 39 specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) përdorën 130 kg eksploziv.

Ndërsa për realizimin e shpërthimit IKMT njoftoi se xhenierët e ushtrisë hapën në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima).

Shpërthimit që shembi pallatin masiv në lagjen 17 të Durrësit, i paraprinë 12 shpërthime disa ditë më parë për dobësimin e strukturës së këtij pallati.

IKMT ka realizuar  12 shpërthime për shembjen e mureve të brendshme të 12 kateve të sipërme të pallatit, që u shemb plotësisht pasditen e së shtunës.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA