Nënsekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin ka mbërritur në Tiranë Keith Krach ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e HEC-it të Skavicës.
Në fjalën e tij ai tha se rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, do krijojë vende të reja pune, ndërsa e quajti Skavicënnjë projekt historik.
“Është nder të jem këtu, zoti Rama ju jeni vërtet një lider, jam i lumtur që po e çojmë partneritetin më tej, në emër të presidentit Trump ju falenderoj ju dhe popullin shqiptar për mikpritjen dhe miqësinë tuaj, gjithashtu i urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga covid dhe ngushëllime atyre që humbën të afërmit nga kjo pandemi.
Mbështetja juaj e hapur për rrjetin 5G, një shembull i fuqishëm. Shqipëria është bashkuar me valën e pastër 5G. Rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, do krijohen vende të reja pune. Skavica projekt historik, do të sjellë energji të pastër në Shqipëri”, tha ai.
Top Channel