Do shembet sot! 130 kg eksploziv për të kthyer në “pluhur” pallatin 14 kate në Durrës

03/10/2020 10:40
Pallati që do shembet

IKMT po përgatit 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

Top Channel