Jon Bon Jovi ka shtypur butonin e nxehtë të problemeve sociale në Amerikë, në 2020-albumin e tij të 15 në studio ku ai është ndalur tek pandemia e koronavirusit, marrëdhëniet mes racave, dhuna policore, por ai thotë se ai thjeshtë bën pyetje dhe nuk merr anë. “Unë përpiqem ta konsideroj veten një dëshmitar i historisë. Dhe nëse unë jam një dëshmitar i historisë mund të shkruaj faktet dhe ndoshta mund të bëj pyetje. Por këtu unë dua të ndalem.
Grupi i rokut Bon Jovi, u bë pjesë e hollit të famës së Rock and Rollit në 2018. Grupi regjistroi albimin e ri, ‘2020’, në mars të 2019 në Neshville, me planet që ta publikonin atë në maj 2020. Por, publikimi u shty për më 2 tetor dhe dy këngë të reja u shtuan. Do What You Can, në të cilën shihet një Bon Jovi me maskë që nderon punonjësit në vijën e parë të frontit në pandemi dhe American Reckoning, për vdekjen e George Floyd, afro amerikanit të cilit iu mbajt gjuri në fyt nga një polic në Mineapolis.
Kënga Brothers in Arms, është një nderim për lojtarin e NFL, Colin Paepernick, që ndezi një debat kombëtar kur protestoi kundër padrejtësive raciale duke u gjunjëzuar ndërsa himni amerikan luhej para lojërave.
Jon Bon Jovi, ka bërë dhe parë nga të gjitha në karrierën e tij thuajse katër dekadëshe. Dhe thinjat në kokën e tij, e provojnë këtë. “Më lini t’ju tregoj…unë i kam merituar këto flokë gri”, thotë legjenda e rokut me një buzëqeshje.
Top Channel