Zbulohet foto e Presidentit Abraham Lincoln pak orë pasi u vra me plumb në kokë

02/10/2020 09:25

Një hulumtues ka zbuluar një foto të ish-Presidentit të SHBA, Abraham Lincol, disa orë pasi u vra në vitin 1865.

Foto u tregua në dokumentarin e Discovery Channel, “The Lost Lincoln”. Megjithatë foto kontroverse ka ndarë opinionin e ekspertëve për autenticitetin e saj.

Presidenti i 16 i SHBA, u vra me një plumb në kokë, më 14 prill 1865 nga aktori John Wildes Both, teksa shihte një vepër teatrale në Teatrin Ford në Washington.

Lincoln u dërgua menjëherë në shtëpi nga teatri, ku dhe vdiq mëngjesin që pasoi. Vdekja e tij shokoi të gjithë botën.

Hulumtuesi Ëhitny Braun, shpenzoi 2 vite duke ekzaminuar origjinalitetin e fotos. Në koleksionin e fotove të Presidentit Lincoln ekzistojnë vetëm 130 të tilla.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel