Vdes milioneri në tentativën e thyerjes së rekordit të shpejtësisë

02/10/2020 17:56

Themeluesi i suksesshëm i një kompanie ushqimi palestrash është vrarë teksa tentonte të vendoste rekordin e shpejtësisë në Britani.

Zef Eisenberg, krijuesi milioner i dietave sportive dhe palestrave Maximuscle, ka vdekur sot në pistën ajrore të Elvington pranë York në Britani, në të njëjtin vend ku u përplas në vitin 2006 ish-prezantuesi i programit Top Gear, Richard Hammond.

Grupi Motorsport UK tha se automjeti i 47-vjecarit “doli jashtë kontrollit me shpejtësi të madhe në fund të pistës”.

Eisenberg ishte përfshrië në një tjeter aksident të afërt me vdekjen në vitin 2016 teksa avanconte në të njëjtën pistë ajrore me shpejtësinë mbi 370 km në orë.

Motorsport UK tha se Eisenberg po tentonte thyerjen e shpejtësisë së arritur në tokë me makinën e tij Porsche 911 Turbo S temodifikuar, por vdiq mengjesin e sotem.

Organizata i bënte homazh “një anëtari të dashur të komunitetit të motorsport” dhe konfirmoi se një hetim i plotë i ngjarjes kihste nisur.

Eisenberg lë pas partneren e tij Mirella D’Antonio dhe dy fëmijë.

Eisenberg garonte me grupin Madmax Race Team, që tenton thyerjen e rekordeve me makina dhe motoçikleta.

Para aksidentit të mëparshëm ai kishte thyer 11 kocka përfshi dhe legenin, duke tentuar thyerjen e rekordit në këtë pistë ajrore.

Në 2019, Eisenberg theu rekordin për “miljen më të shpejtë” në Uells duke i marrë kurorën aktorit Idris Elba, që e kishte vendosur në 2015, rekord qe kishte rezistuar prej vitit 1927 i vendosur nga Sir Malcolm Campbell.

Biznesmeni nuk kishte shkollë të lartë por themeloi kompaninë e ushqimit të stërvitjes Maximuscle në 1995 të cilën më pas ua shiti gjigandëve te farmaceutikes GlaxoSmithKline në 2011, për rreth 180 milionë euro.

FOTO GALERI
2/5
Pas disa plagosjesh Zef Eisenberg, ka vdekur sot në pistën ajrore të Elvington pranë York në Britani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA