U revoltua pasi i thanë “je shtatzënë”, Fjoralba Ponari: Sa kisha parë ndryshimet e para në trup

02/10/2020 18:11

Moderatorja e dashur për publikun, Fjoralba Ponari, këtë pasdite ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Temë në studio ishin pyetjet që nuk duhet t’i bëjmë një femre, duke nisur që nga shtatzënia, shëndeti apo dhe mosha. Fjoralba ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, e shtysën për këtë e ka marrë nga komentet e ndjekësve.

Disa prej tyre kanë aluduar se moderatorja është shtatzënë e kjo pyetje nuk është pritur mirë nga bukuroshja bionde. Ajo tha në “Ftesë në 5” se u trishtua së tepërmi kur njerëzit i bënë këtë pyetje, për vetë faktin se kishte dy vite që bënte palestër e sa kishte filluar të vërente ndryshimet e para në trup.

“Kam marrë herë pas here komente të kësaj natyre dhe kam dashur prej kohësh që të jap një mesazh të kësaj natyre. Toni duhet të ishte pak më i butë, por unë sa kisha filluar të shihja ato ndryshimet e para në trupin tim në dy vitet e fundit, e po lodhesha shumë me atë palestrën dhe ja kur të vjen një koment i tillë”, tha moderatorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA