Shqipëri-Kosovë, mblidhen qeveritë/ Nënshkruajnë 14 marrëveshje të reja në Tiranë

02/10/2020 19:51

Tradita e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës vijoi me mbledhjen e 6-shtë në Tiranë, nën moton Bashkë Pa Kufi në një rajon pa kufi nga u nënshkruan 14 marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet  e nënshkruara krahas atyre social kulturore dominohen nga ato me karakter ekonomik ky synohen lehtësira të mëtejshme doganore të kontrollit të hyrje-daljeve së mallrave si dhe bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor. Një prej marrëveshjeve është edhe ajo  për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal.

Kosova dhe Shqipëria angazhohen në  Krijimi i Korridorit Digjital 5G.  Kryeministri Edi Rama e vuri theksin pikërisht tek motoja e kësaj mbledhje heqja e kufijve.

Kryeministri Kosovës Avdulla Hoti, i quajti marrëveshjet e nënshkruara si një farë të re bashkëpunimi mes dy vendeve. Kryeministri Rama anoncoi se kush do ta ndërtojë hidrocentralin e Skavicës.

Top Channel