Reagimi i Hajdarit në lidhje me propozimin e PS-së: Ky propozim është ofendim për të gjithë shqiptarët

02/10/2020 12:36

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me propozimin e bërë nga Partia Socialiste për uljen e pragut nga 3% në 1%.

Sipas Hajdarit ky propozim është një ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por edhe për të gjithë shqiptarët.

Në mesazhin e dërguar për mediat, deputetja shprehet se ky është i njëjti propozim me atë të mëparshmin, por vetëm se është artikuluar ndryshe.

Në fudntë mesazhit Hajdari shprehet se opozita parlamentare nuk e pranon këtë propozim dhe se duan lista të hapura 100%.

Mesazhi i plotë i Hajdarit:

Propozimi i sotëm i Partisë Socialiste është një ofendim jo vetëm për opozitën parlamentare por mbi të gjitha për shqiptarët. Praktikisht është i njëjti propozim si ai i mëparshëm, thjesht i artikuluar ndryshe me më shumë hile dhe truke brenda. Është për t’u keqardhur se si Parlamenti nga një institucion serioz i cili duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe Shqipërisë është kthyer në strehë intrigantësh që mendojnë nga mëngjesi deri në darkë se si t’ia hedhin qytetarëve. Ne nuk e pranojmë këtë propozim, ne duam lista të hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam që deputetet t’i vendosë qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci që përdor pushtetin për të grabitur vendin e pasuruar një grusht njerëzish. Mirëqënia e Shqipërisë kalon vetëm nëpërmjet demokracisë dhe për këtë ne nuk negociojmë.

Top Channel