Rama i përgjigjet PD-së për “oligarkët”: 100 më të pasurit kanë paguar 458% taksa më shumë se kur ishit ju në qeverisje

02/10/2020 10:04

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij zyrtar në ‘ Facebook’ një tabelë ku tregon se sa kanë paguar 100 me të pasurit gjatë kohës kur ka qënë në pushtet Partia Demokratike dhe sa kanë paguar këta të pasur kur në pushtet ka ardhur Rama.

Sipas Ramës gjatë viteve 2006-2013, 100 bizneset më të mëdha në fitim kanë paguar vetëm 8.6 miliardë lekë taksa, ndërsa nga viti 2014-2019, po këto biznese kanë paguar 48.1 miliardë lekë .

“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju ve sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje”, shkruan Rama në postimin e tij.

Top Channel