Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, certifikoi marrëveshjen Turqi-Libi mbi caktimin e zonave të juridiksionit detar në Mesdhe.
Marrëveshja “është regjistruar në Sekretariat, në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në certifikatën e regjistrimit, që mban datën 30 shtator.
“Çdo traktat dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur nga çdo Anëtar i Kombeve të Bashkuara pas hyrjes në fuqi të kësaj Karte do të regjistrohet sa më shpejt që të jetë e mundur në Sekretariat dhe do të botohet nga ai”, thuhet në nenin 102.
Më 27 nëntor 2019 Qeveria e Turqisë dhe e Libisë nënshkruan “Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ushtarake” dhe “Memorandumin e mirëkuptimit për përcaktimin e zonave të juridiksionit detar”, që synon ruajtjen e të drejtave që u takojnë të dyja vendeve nga e drejta ndërkombëtare (në Mesdheun Lindor), shkruan TRT. Pastaj të dyja qeverinë i kishin dërguar këto dy marrëveshje për regjistrim në OKB.
Top Channel