Në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel po diskutohet mbi pyetjet më të pazakonta që ndeshen VIP-at në rrjetet sociale dhe mbi mënyrën sesi përgjigjen.
Fjoralba Ponari tregoi një episod të çuditshëm që i kishte ndodhur më një person, i cili e kishte uruar për gjoksin e ri.
“Kisha një fryrje të gjoksit, është normale, dhe më thanë e gëzofsh gjoksin e ri. Çfarë përgjigje mund t’u japësh”, deklaroi ajo.
Ja si ju përgjigjen pyetjeve me spec të Bieta Sulos…
Pyetje: Njerëzit nuk kanë bukë të hanë, ju bëni jetë luksi
Iva: Në fillim i kam sqaruar, me punën time mbaj shtëpinë time. Nëse mundem ndihmoj njerëzit e mi. Tani i fus një bllok dhe i them më marrsh të keqen
Fjoralba: Bota funksion në sajë të hierarkisë. Varet nga pozicioni, njerëzit që janë të suksesshëm, nuk janë rastësisht aty. Nëse unë jap kontribut 200 mijë lekë edhe ai që më kritikon i jep 2 mijë lekë po të dojë.
Pyetje: Sa vjen dhe të fryhen buzët, jeni bërë të gjithë njësoj.
Fjoralba: Kisha një fryrje të gjoksit dhe më thanë e gëzofsh gjoksin e ri. Çfarë përgjigje mund t’u japësh.
Iva: Nëse ma thonë, do u them që të gjitha do bëhemi njëlloj një ditë.
Top Channel