Momente shokuese/ Luani kafshon dorën e punonjësit të kopshtit që e provokoi për të impresionuar vizitorët (video)

02/10/2020 15:50

Ky është momenti shokues kur një luan sulmon punonjësin e kopshtit zoologjik në Senegal dhe thuajse i pret dorën.

Guida turistike e parkut Park Hann, në kryeqytetin Dakar, Senegal, futi dorën në kafazin e luanit duke tentuar të përkëdhelte kafshën e egër, pasi e kishte provokuar disa herë më herët.

Pamjet e tmerrshme tregojnë sesi krahu i punonjësit thuajse këputet teksa luani e kyç në nofullat e tij.

Në video burri dëgjohet që ulëret ndërsa vizitorë rreth tij shihen që tentojnë të veprojnë në panik.

Më në fund burri gjen kurajon për të goditur luanin në fytyrë dhe kafsha lëshon krahun e burrit.

Ky i fundit shihet më tej që mbështetet i lehtësuar, me krahun të plotë por duke rrjedhur gjak.

Raportimet lokale thonin se burri punon në kopështin zoologjik dhe në pamje të tjera shihej që ai provokonte vazhdimisht kafshën.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel