Meta thirrje bashkive: Merruni me qytetarët, mos i shpërdoroni fondet për fushata partie

02/10/2020 10:38

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘ Facebook’ në lidhje me punët që duhet të bëjnë 61 bashkitë dhe se nuk duhet të merren me “kapjen e votës”.

Gjithashtu Meta në këtë postim ka bashkangjitur një video të një rrugë të pashtruar në qytetin e eElbasanit duke u shprehur se kur kjo ndodh  në Elbasan, mendoni çfarë mund të bëhët në bashkitë e tjera.

Në fund presidenti bën një thirrje për qeverisjen vendore se duhet t’i përdorin taksat për të mirat e qytetarëve dhe se nuk duhet t’i shpërdorojnë fondet.

“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.

Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.

Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.

Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!” shkruan Meta në postimin e tij.

Top Channel