Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit Markeljan Kuqo.

Ky vendim ka ardhur pas një  hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit Kuqo të Gjykatës së rrethit të Korçës pasi bazuar në një kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë.

Gjyqtari në fillim të shkurtit të 2019-s ka urdhëruar lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari i gjetur fajtor në një vrasje të kryer në vitin 1997.

Nga hetimi i kryer nga ILD-ja rezulton se Kuqo ka kryer veprime e mosveprime me dashje, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhë të vazhdueshme.

Arsyet e mëposhtme shpjegojnë sepse është marrë ky vendim:

“-              Natyra dhe rrethanat e shkeljes disiplinore të gjyqtarit M.K. kanë prodhuar mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

–              Pasojat e shkeljes disiplinore kanë sjellë lirimin e një të dënuari, që përbën rrezik për komunitetin dhe shoqërinë, e në kundërshtim më parashikimet legjislacionit material dhe procedural penal.

–              Pasojat e shkeljes disiplinore kanë shkaktuar cënimin e imazhit të sistemit gjyqësor dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë

–              Sjellja e papërshtatshme e magjistratit mbart rrezikun e krijimit të një precedenti për t’u ndjekur edhe nga magjistratë të tjerë, duke krijuar terren për sjellje të papërshtatshme dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhet në notën informuese të ILD-së.

 

Top Channel