Kush është këshilltarja bukuroshe që infektoi me Covid çiftin Trump (FOTO)

02/10/2020 10:24

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë, Melania Trump janë konfirmuar pozitivë me koronavirus. Më herët, një nga këshilltaret e tij kryesore, e cila ka qenë pranë tij shumë herë këtë javë, rezultoi pozitive për COVID-19.

Një nga ndihmëset e tij më të afërta, Hope Hicks kishte rezultuar pozitive të enjten. Hicks kishte filluar të kishte simptoma të lehta gjatë udhëtimit me avion nga një tubim në Minesota në Uashington të mërkurën në mbrëmje, sipas një zyrtari të administratës, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar informacione private shëndetësore.

Ajo u izolua nga personat e tjerë në avion dhe diagnoza e saj u konfirmua të enjten, tha personi. Presidenti Trump shkroi në Tëitter të enjten vonë: “Zonja e Parë dhe unë po presim rezultatet e testit. Ndërkohë, ne do të fillojmë procesin e karantinës”. Më pas ata morën përgjigjet ku rezultuan pozitivë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel