Kroçerat mbushin varrezat e anijeve teksa koronavirusi shkatërron industrinë multi-miliardëshe (fotot)

02/10/2020 20:43

Dhjetra anije krocerash nga Britania dhe SHBA po çmontohen për skrap në një port industrial të Turqisë, pasi industria muli-miliardëshe është gjunjëzuar nga pandemia e koroanvirusit.

Pamjet impresionuese nga porti i Aliaga, 30 milje në veri të Izmit e tregonin sot të mbushur me mjete për t’u shkatërruar teksa punonjësit çmontonin muret, parmakët e dritaret e tyre.

Industria e krocerave ishte një nga aktivitetet e goditura më hershëm nga COVID-19 gjatë përhapjes globale të pandemisë në fillim të vitit.

Në mars autoritetet në SHBA ndaluan çdo udhëtim të tyre, ashtu si dhe vende të tjera që kanë lëshuar udhëzime të ashpra për kufizimet në to.

Një nga pesë anijet për cmontim në portin e skrapit është krocera amerikane Carnival Fantasy e cila kishte bërë lundrimin e parë në 1990 dhe ishte rinovuar vetëm një vit më parë.

Në korrik kreu i kompanisë Arnold Donald tha se 13 do të hiqeshin nga flota e tyre në 2020. Donald insistonte se çmontimi për skrap ishte një lloj “riciklimi”.

Para pandemisë porti turk trajtonte zakonisht anije ngarkesash dhe kontinerësh, tha kreu i shoqatës së riciklimit të anijeve Kamil Onal.

“Por pas pandemisë shumë anije kroçerash erdhën në Aliaga. Ky sektor është rritur si pasojë e pandemisë”, shton ai.

FOTO GALERI
6/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA