I filmonte dhe abuzonte me fëmijët në gjumë, arrestohet ish-spikeri i BBC-së

02/10/2020 21:58

Ish-spikeri i BBC-së, Benjamin Thomas ka përfunduar në pranga për abuzim me fëmijë e të rritur gjatë kohës që kishin rënë në gjumë.

Abuzimet datojnë në kohën kur 44-vjeçari kishte punuar si pastor kishe. Ai është dënuar me 10 vjet heqje lirie. Thomas ka punuar në programet “Wales Today” dhe emisionin për të mitur “Ffeil”. Ndërkohë raportohet se ai ka rrëfyer vetë sekretet e tij më të errëta si një abuzues seksual.

Mësohet se Thomas ka sulmuar një sërë burrash e djemsh kur shkonin për të fjetur, e kjo ndodhte shumë shpesh gjatë konferencave dhe kampingjeve të krishtera. Ai rrëfeu për 40 vepra penale kundër 33 viktimave meshkuj të moshës midis 11 dhe 34-vjeç, kur u intervistua nga policia vitin e kaluar. Thomas, nga Flint, North Wales, gjithashtu filmoi viktimat e tij, duke fshehur telefonin në një qendër në natyrë, e duke filmuar më pas djemtë që shkonin në tualet ose për të bërë dush.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA