Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar gjatë kësaj të premteje nga Policia e Gjirokastrës.

Këta dy shtetas janë arrestuar pasi po bënin transportin e bimëve narkotike me automjetin e tyre.

Shtetasit e arrestuar janë Alvin Kristo, 23 vjeç , punonjës policie dhe K.H, 16 vjeç.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar bimët narkotike, arma e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celular.

Ndalimi i tyre është bërë në aksin rrugor Dukaj-Salari.

 

Top Channel