Azerbajxhani po avancon më tej në luftën kundër Armenisë në zonën e Nagorno Karabakh dhe territoreve që mbahen nga ushtria armene.
Sipas mediave azere thuhet se ushtria e tyre ka nisur një ofensivë të fortë kundër Armenisë ndërsa theksohet se është marrë nën kontroll edhe baza e forcave speciale të ushtrisë armene në rajon, e quajtur si “Komanda 193”.
Prej disa ditësh në rajonin e kontestuar mes palëve Nagorno Karabakh, po zhvillohen luftime të ashpra ku deri më tani kanë humbur jetën qindra ushtarë kryesisht armenë.
Azerbajxahni kërkon largimin e forcave armene nga rajoni i populluar kryesisht nga armenë por i njohur si pjesë e Azerbajxhanit.
Kjo luftë ka bërë që të reagojnë edhe fuqitë e mëdha botërore të cilët kanë bërë thirrje që lufta të ndalet menjëherë por deri më tani nuk është shkuar deri tek armëpushimi.
Top Channel