Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar
Një redaktore lajmesh në Rusi i dha fund jetës duke i vënë zjarrin vetes përpara zyrave të ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhniy Novgorod, raportojnë mediat lokale.
Irina Slavina më herët shkroi në Facebook:
“Fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time.”
Ajo tha të enjten se policia kishte ushtruar kontroll në banesën e saj duke i sekuestruar kompjuterë dhe dosje me materiale. Slavina ishte kryeredaktore e faqes së lajmeve në internet KozaPress. Motoja e medias është “lajmet dhe analizat” dhe “pa censurë”. Autoritetet deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment mbi çështjen.
Ndërkohë mësohet se vitin e kaluar, redaktorja u gjobit për “mosrespektim të autoriteteve” në një nga artikujt e saj.
Top Channel