Fotot/ Gadishulli i Karaburunit përfshihet nga zjarri mbrëmjen e sotme
02/10/2020 22:31
Gadishulli i Karaburunit është përfshirë nga një vatër zjarri mbrëmjen e sotme.
Zjarri i cili vijon ende ka djegur një sipërfaqe me pemë në afërsi të kishës së Marmiroit rreth 800 metra mbi nivelin e detit.
Edhe pse zjarrfikësit , policia si dhe zonat e mbrojtura janë në terren zjarri vijon i ndihmuar nga era që fryn nga jugu.
Deri në këto momente janë djegur 6 hektarë pyje, ndërsa vijon ende.
Top Channel