17/11 19:08
“PërPuthen” nisi me një kërkim falje këtë të enjte. Ana i kërkoi falje Mevlanit, pasi i është drejtuar me fjalë të ashpra pas takimit që ai zhvilloi me Shqipen. Ana i tha se ndihet keq që ka gjykuar takimin vetëm me atë insert që u dha në studio, ndërsa kur e kishte parë të plotë takimin, e kuptoi që Mevlani ishte përpjekur që ai takim të shkonte siç duhej.
“Më fal, sepse ishe përpjekur që takimi mes jush të funksiononte. Por duke qenë se Shqipja doli me barela në dorë e kërkoi të jepej takimi i plotë, por pasi e pashë arrita në konkluzionin që duhet të kërkojë më fal”, tha Ana.
Top Channel