Për herë të parë në historinë e Hells kitchen, jo vetëm në Shqipëri, pjesëmarrëse është një grua shtatzënë.
Katerina është në muajt e parë të shtatzënisë, por ajo ka dashur me patjetër që të realizojë ëndrrën e saj për të qenë në edicionin e tretë të Hell’s kitchen. Ajo ka marrë përsipër gjithë rrezikun dhe presionin që mund të ketë kuzhina e “djallit”.
Në këtë rrugë drejt realizimit të ëndrrës, Katerina nuk do të jetë e vetme, por pranë saj do të jetë së bashku me engjëllin që pritet t’i japë jetë së shpejti. Gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë dhe shprehet se bebushi i ka sjell fat të mirë përderisa u pranua në audicionet e Hell’s Kitchen!
Ka punuar si ndihmës kuzhiniere, por këtë herë synon që me pjesëmarrjen në “Hell’s Kitchen” të përmirësojë aftësitë e saj dhe të bëhet një kuzhiniere shumë e mirë.
Tani ka ardhur momenti që e ndjen veten gati që të marrë drejtimin e kuzhinës ! Sigurisht që do të ketë mirëkuptimin dhe mbështetjen e shef Renatos, por do të gjykohet njëlloj si konkurrentët e tjerë për aftësinë e saj në gatim. Mbetet për t’u parë nëse shtatzënia e Katerinës do të jetë një avantazh duke u ndjerë e përkëdhelur apo një motiv që konkurrentët e tjerë do ta përdorin kundër saj në këtë garë ku mund të ndodh gjithçka.
Top Channel