E pabesueshme/ Grupi i sërfistëve lundrojnë shumë pranë balenës gjigande (VIDEO)

02/10/2020 10:18

Një balenë gjigante është filmuar teksa është afruar shumë pranë bregut.

Ndërkohë një grup sërfistësh nuk e kanë ndalur sportin e tyre në plazhin popullor të Byron Bay në Australit.

Fotografi 43-vjeçar i Sidnejt, ka përdorur një dron për të filmuar balenën 12 metra të gjatë mbi plazhin Seven Mile.

Balena që peshon nga 12 në 20 ton, iu bashkua një grupi delfinësh, ndërkohë që sërfistët kanë vazhduar të pa shqetësuar.

Por nga pamjet dukej sikur balena kishte dalë në breg për t’u kënaqur për vete pasi rrinte mes dallgëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel