Durrës/ Drejtim automjeti në gjendje të dehur, policia arreston 3 persona

02/10/2020 09:15

Tre drejtues automjetesh janë vënë nën pranga, si dhe është ndaluar një i katërt, i shpallur në kërkim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. B., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l.

V. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 2, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor.

E. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim F. K., 45 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamzë, Durrës, pasi më datë 17.09.2020, në Fllakë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin S. Rr., 70 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel