E rëndë në SHBA, gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares së zhdukur që në tetor, hetimet e policisë zbulojnë se u vra nga… nëna e saj 24/12 11:50
Stuhia Alex ka prekur këtë të premte pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar, e për këtë arsye autoritetet kanë paralajmëruar reshje të mëdha shiu që mund të rrezikojnë edhe jetë.
Zyra Meteorologjike ka lajmëruar banorët që të jenë të kujdesshëm dhe të evitojnë lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar një rrezik të mundshëm.
Sipas parashikimeve, qytetarët që jetojnë në Cornwall, Kent dhe Cardiff janë më të rrezikuarit për t’u prekur nga egërsia e stuhisë Alex. Krahas reshjeve të dendura, paralajmërohen dhe erëra të forta.
“Moti i keq do të prekë vendin deri të dielën, në disa zona do të ndërpritet transporti për të mos rrezikuar sigurinë e qytetarëve”, njoftoi zyra meteorologjike.
Top Channel