Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.

Në aksident janë përfshirë në ‘BMW X6’ si dhe një makinë tjetër tip ‘Golf 4’.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur një person. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.L., është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin N.S., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur shtetsja R.S., banuese në Peqin, e cila ishte pasagjere në mjetin tip “BMW”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel