Biden rezulton negativ në testin për COVID-19, i uron shërim të shpejtë Trumpit

02/10/2020 19:27

Kandidati për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në Twitter.

“Unë jam i lumtur të raportoj se Jill dhe unë kemi rezultuar negativ në testin për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbeje si një kujtesë: mbani maskë, mani distancë dhe pastroni duart”.

Ai në këtë postim të tijin ka thumbuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump i cili kishte deklaruar muaj më parë se bartja e maskës nuk është e nevojshme.

Megjithatë i Kandidati i ka uruar presidentit amerikan Donald Trump shëndet sa më të mirë.

“Unë dhe Jill i shprehim urimet tona presidentit Trump dhe zonjës së Parë, Melania Trump, për një shërim të shpejtë”, shkoi në Twitter, Biden.

“Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”, shtoi ai.

Top Channel