Azerbajxhani plagos 2 gazetarë francezë, Macron nis me urgjencë avionin

02/10/2020 09:27

Dy gazetarë francezë që punojnë për të përditshmen franceze Le Monde janë plagosur rëndë në luftimet në rajonin e diskutueshëm të Azerbajxhanit në Nago-Karabak.

Presidenti Emmanuel Macron tha se Ministria e Jashtme Franceze po punon për të organizuar riatdhesimin e gazetarëve sa më shpejt të jetë e mundur.

“Një avion mjekësor privat është gati të niset. Ne po bëjmë gjithçka për të stabilizuar të plagosurit në vend para se të lejojmë evakuimin e tyre.
Deklarata e Macron erdhi teksa ai mbërriti në Bruksel për një samit të Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, ministria e jashtme e rajonit të Nagarag-Karabahut tha se dy gazetarët francezë, në gjendje kritike, ishin operuar nga mjekë vendas dhe do të transportoheshin në kryeqytetin armen, Jerevan. Ministria tha se dy gazetarë armenë u goditën gjithashtu në bombardime.

Le Monde kishte konfirmuar më herët se një reporter dhe fotograf që punonte për të përditshmen ishin plagosur në një bombardim nga forcat Azerbajxhanase.

Top Channel