Arrestohen 2 shtetas në Fier, gjatë kontrollit në automjet policia iu gjeti …

02/10/2020 10:01

Një shtetas është arrestuar pasi ka thyer masën “Arrest shtëpie”, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar në flagrancë, pas kontrollit të policisë në automjetin e tyre, ku u konstatua drogë dhe municionin luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin K. D., 19 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua jashtë banesës së tij, ndërkohë që Gjykata i ka vendosur masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga forca e posaçme “Shqiponjat” në DVP Fier, gjatë kontrollit të automjetit tip “Mitsubishi” në Patos, janë konstatuar shtetasit F. (A). F. dhe E. (B). M., të cilët kishin me vete një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, fishekë luftarak, si dhe një palë pranga të dyshuara si ato të policisë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. (A). F., 30 vjeç, banues në Patos dhe E. (B). M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel