Zgjedhjet në PD/ Gjekmarkaj: Nuk zgjidh të gjitha problemet, por hap i rëndësishëm emancipues

01/10/2020 21:27

Partia Demokratike është në procesin e zgjedhjeve të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit në vendin tonë, ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj e quajti këtë “një proces emancipues”.

Në studion e emisionit “Open”, Gjekmarkaj u shpreh se megjithëse nuk i zgjidh të gjitha problemet, ky është një hap i rëndësishëm pasi ja heq një pjesë të pushtetit kryetarit të partisë.

Sipas tij, ky është dhe një shembull se si në një parti politike mund të fusësh diçka emancipuese

“Nuk është ezaurues, nuk zgjidh të gjitha problemet, por hap i rëndësishëm emancipues, ja heq një pjesë të pushtetit kryetarit dhe ja kalon një grupi tjetër, kryesisë. Konfirmon një lloj evoluimi të Bashës që ai nuk pranon kritikat e forta. Po sjellin dhe shembull se si në një parti politike mund të fusësh diçka të re, emancipuese”, tha Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA