“Vrasësi i twitterit”, fajtor për vdekjen e nëntë personave: Viktimat ma dhanë lejen vetë!

01/10/2020 11:05

I ashtuquajturi “Vrasësi i Twitterit” në Japoni u deklaruar fajtor për vdekjet e nëntë personave të cilët i kishte kontaktuar përmes platformës sociale.

Kjo çështje e profilit të lartë ka tronditur mbarë vendin. Takahiro Shiraishi u arrestua në 2017 pasi në banesën e tij u gjetën pjesë trupash njerëzorë, e përpara gjykatës, ai vete se akuzat kundër tij “janë të gjitha të sakta”. Por avokatët mbrojtës pretendojnë se dënimi duhet zvogëluar, pasi viktimat sipas tyre, e dhanë vetë pëlqimin për t`u vrarë.

Ndëshkimi në një rast të tillë mund të jetë dënimi me vdekje, që në Japoni kryhet me varje. Çështja gjyqësore ka tërhequr interes të gjerë e më shumë se 600 persona ishin vënë në radhë për 13 vende në galerinë publike për të ndjekur seancën e parë. Prokuroria i tha gjykatës se i akuzuari hapi një llogari në Twitter në Mars 2017 “për të kontaktuar gratë që mendojnë vetëvrasjen e të cilat, i pa si shënjestra të lehta”. Viktimat e tij ishin të moshës 15 deri 26 vjeç.Ai pretendohet se ka vrarë, copëtuar dhe ruajtur pjesët e trupit të tyre në banesën e tij në qytetin japonez të Zama, afër Tokios.

Vrasjet serike tronditën Japoninë kur u ekspozuan dhe nxitën një debat të ri në lidhje me faqet e internetit në të cilat diskutohet vetëvrasja, ndërsa nxiti gjithashtu dhe ndryshime ndryshim në rregullat e Twitter sipas të cilave përdoruesit nuk duhet të “nxisin ose inkurajojnë vetëvrasjen ose vetë-dëmtimin”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA