Veteranet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar rreth arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale.
Nëpërmjet një reagimi thuhet se, “Ne ju themi këtyre gjykatave, se me padrejtësi të tilla, kurrë dhe asnjëherë nuk mund ta përdhosin luftën tonë të drejtë për liri, kurrë dhe asnjëherë nuk mund t’i njollosin ata që bënë luftë Çlirimtare dhe i sollën lirinë këtij populli”.
Tutje thuhet se i ka indinjuar se arrestimi i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj.
“Ne veteranet( femra )të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të indinjuara nga ngjarjet e fundit ,që ndodhën në zyrat e shoqatave të dala nga Lufta e fundit në Kosovë, si dhe nga forma e veprimit dhe arrestimit që iu bë luftëtarëve të lirisë si dhe dy udhëheqësve të kësaj shoqate, z.Hysni Gucati dhe z.Nasim Haradinaj, ngrisim zërin kundër veprimeve dhe arrestimeve të tilla, nga kushdo qofshin bërë ato. Ne populli i Kosovës u jemi mirënjohës përjetë SHBA-ve dhe atyre vendeve Europiane, që ndihmuan që ky popull njëherë e përgjithmonë të çlirohet nga barbaria serbe dhe ta gëzojë lirinë. Por ,kjo s’të jep të drejt, që tani të sillesh në mënyrë spektakulare dhe jo të civilizuar pikërisht ndaj atyre që janë më meritorët që sot e gëzojmë lirinë. Gjithçka që pamë në media ishte çdo gjë tjetër vetëm drejtësi jo! Andaj e kemi theksuar dhe po e theksojmë prapë se na bijtë dhe bijat e këtij populli ,nuk kemi bërë asnjë mëkat ,për t’i larë ato nga një gjykatë në tjetrën ,kur t’i teket dhe sa herë t’i teket dikujt për qëllime të tyre politike. Mëkati ynë i vetëm është që kemi rrokur armët për t’u çliruar nga një regjim barabar pikë”, thuhet në reagim.
Top Channel