Witkoff dhe Kushner drejt vizitës së parë zyrtare në Kiev, të dërguarit specialë të Trump kërkojnë të ringjallin përpjekjet për paqe në Ukrainë
Një aksident ajror është regjistruar në Kaliforni ku një avion luftarak F-35B u rrëzua pranë detit Salton
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së martës ku gjatë fluturimit avioni luftarak F-35B u përplas në ajër me një avion cisternë KC-130J, duke e detyruar këtë të fundit të bënte ulje emergjente.
Për fat të mirë, piloti i avionit luftarak arriti të shpëtojë pasi u hodh me parashutë, përpara se F-35B të përplasej në tokë dhe të shpërthente në flakë.
Avioni luftarak F-35B është tepër i kushtueshëm pas përllogaritet që vlera e tij të kap një shifër prej 100 milionë dollarë. Ndërkohë, avioni KC-130J bëri ulje të detyruar në një fushë dhe asnjëri prej 8 pjesëtarëve të ekuipazhit nuk pësoi lëndime.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja përplasja erdhi kur F-35B pati kontakt në ajër me KC-130J, gjatë një tentative për t’u furnizuar me karburant.
Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim për zbulimin e shkakut të këtij aksidenti ajror, i cili u mbyll fatmirësisht pa viktima, por me shkatërrimin e avionit luftarak F-35B.
Top Channel