Momente dramatike, pitbulli sulmon 7-vjeçaren dhe…

01/10/2020 20:59

Një vajzë 7-vjeçare ka rënë pre e një sulmi të një qeni të llojit pit bull.

Ngjarja e trishtë është regjistruar në rrugët e Buenos Aires-it në Argjentinë. Në videon e bërë virale shfaqet Jazmin, shtatë vjeçe, e cila ndodhet në rrugë së bashku me nënën e saj. Në një moment pitbulli u la i lirë dhe kafsha vrapoi me shpejtësi në drejtim të vogëlushes.

Qeni i kafshon këmbën vajzës dhe me të gjithë përpjekjen e nënës dhe kalimtarëve që i erdhën në ndihmë, ai nuk zmbrapsej. Kafsha shkaktoi dëme të mëdha në këmbën e vogëlushes, e sipas raportimeve ndërhyrja e shpejtë që bënë mjekët ndihmuan që vogëlushes të mos i pritej këmba.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA