“Gabriel Garko gay”/ Habit Dario Doka: Unë e dija, ma kanë thënë…

01/10/2020 22:11

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo, ishte i ftuar grimieri shqiptar Dario Doka.

Në studio po flitej mbi deklaratën e bujshme të aktorit të njohur italian, Gabriel Garko, i cili para disa ditësh pranoi se ishte “gay”. Dario, i cili gjithashtu e ka pranuar orientimin e kundërt seksual, tha se ai e dinte prej kohësh që aktori ishte gay. Ai tha se këtë ia kanë thënë disa miq që jetojnë përtej Adriatikut.

Ndërsa shtoi se ai kurrë nuk do të pranonte para, për të dhënë deklarata të tilla.

“Më kanë thënë se është prej shumë kohësh gay. Unë jam takuar me njerëz që rrinë jashtë, që kanë një biznes. Kur mora vesh që kishte thënë që ishte gay thashë e dija. Për pjesën e pagesës më duket një shifër imazhi dhe unë s’do e bëja kurrë. Personalisht ndihem keq, nuk e di pse nëse njerëzit e marrin vesh unë jam transparent dhe nuk dua të thotë një njeri që Dario mori lekë për të thënë që është homoseksual”, tha Dario.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA