Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës 22/08 17:00
Vincenzo Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter, nga përfaqësuesit italianë.
“Një “fat i mirë” shumë italian për Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Shefi i sapoemëruar i OSCE në Shqipëri. Flamuri i Italisë ju uron suksesin më të mirë në sfidën tuaj të ri, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë italiane në OSBE-së.
Kujtojmë se kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua nga vendi ynë pas mandatit 4 vjeçar.
Top Channel