Viti i ri akademik do të nis në 2 nëntor sipas urdhrit të ministres së arsimit, Evis kushi.

Ndërkohë që studentët nuk kanë mbyllur ende vitin e shkuar ku pas përsëritjes së njohurive në auditore për mësimin e zhvilluar online, ata do t’u nënshtrohen provimeve brenda muajit tetorit. Edhe pse tetori ishte muaji që çelte vitin e ri akademik në një situatë normale vitet e shkuara.

“Unë nis provimet në 2 tetor. Nuk kemi informacion të qartë kur nis viti i ri akademik”.

Të fokusuar për të mbyllur provimet e vitit pandemik, studentët nuk janë ende të mirinformuar datën e nisjes së vitin të ri akademik që ka masat anti-covid të përcaktuara tani më, si për matjen e temperaturës, pajisjen me maska dhe mbajtjen e distancës 1.5 larg njëri tjetrit.

-Jeni gati për vitin e ri akademik?

“Deri diku. Nuk e di, nuk i kemi të qarta gjërat si do të nis. Madje tani po kërkonim në fakultet të na qartësonin po s’morëm përgjigje”.

“Pak e çuditshme me këto masat, por do të përshtatemi”.

Ndërsa 30 shtatori ishte dhe afati i fundit që studentët kishin për të shlyer detyrimet akademike për të paguar tarifën e shkollimit të vitit 2019-2020.

“Në bazë të mesatares që kemi bëjmë pagesën në postë ose në bankë dhe sjellim pastaj këtë letrën te financa që vërteton pagesën e vitit shkollor”.

Top Channel