RINAS- Një test i befasishëm për bombë ka bërë që aeroporti i Rinasit të evakuohet.
Testi bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil në bashkëpunim me Policinë e Shteti, për të provuar gatishmërinë në kuadër të ngjarjeve të rënda kriminale që mund të ndodhin.
Kujtojmë se në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas kanë ndodhur disa herë ngjarje kriminale. Më e fundit ishte ajo e 9 prillit të një viti më parë ku persona të maskuar dhe të armatosur grabitën miliona euro.
Njoftimi:
Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, “i identifikuar si alarm për bombë” ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.
Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky “alarm” ishte nje test i fshehtë.
Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.
Ju falenderojmë shumë për mirëkuptimin tuaj.
Tirana International Airport
Top Channel