Personi i parë i shëruar nga HIV humb jetën nga kanceri

30/09/2020 14:46

Personi i parë i kuruar nga virusi HIV – Timothy Ray Brown – ka vdekur nga kanceri.

Personi i parë i shëruar nga virusi HIV në botë- Timothy Ray Brown, ka ndërruar jetë prej një tjetër sëmundjeje të rëndë, kancerit.

Brown, i njohur dhe “pacienti i Berlinit”, u shërua më shumë se një dekadë më pare falë një transplanti të palcës së shtyllës kurrizore nga një dhurues që ishte rezistent ndaj HIV-it. Shoqata Ndërkombëtare e SIDES tha se Brown i dha botës shpresën se kura për këtë sëmundje, është e mundshme. 54 vjeçari i lindur në SHBA ishte diagnostikuar me HIV në 1995-sën, gjatë kohës kur jetonte në Berlin. Në 2007-tën, atij iu zbulua një lloj kanceri në gjak, i quajtur leukemi akute mieloide.

Arriti të shërohej për disa vjet, por kanceri iu rikthye këtë vit duke i prekur trurin e deri dhe palcën kurrizore. Rreth 37 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë aktualisht me HIV. Sëmundja e SIDES ka vrarë rreth 35 milionë vetë që kur u shfaq në vitet 1980.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel