Kur propozimi të shkon ters/ U përpoq të suprizonte partneren, burrit i ndodh e papritura… (VIDEO)

30/09/2020 22:53

Propozimi për martesë është një moment domethënës për cilindo.

Kryesisht meshkujt kujdesen deri në detaje, për të rrëmbyer “po-në” aq të dashur nga partneret e tyre. Një gjë të tillë u përpoq të bënte dhe një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Në videon e bërë virale në rrjet, burri shihet duke u afruar pranë partneres, e cila ndodhej në një varkë në det. E teksa ai i tregon unazën e merr mbrapsht përqafimin pohues së partneres, në këtë moment ndodh e papritura.

Në mënyrë të pavullnetshme ai aktivizon barkën ku ndodhej gruaja dhe kjo e fundit fillon të bërtasë e tmerruar. Nga incidenti nuk doli pa lagur as burri, i cili u shkelmua nga gruaja e përfundoi në det.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon…

FOTO GALERI
2/4

Top Channel