Myslim Murrizi

Komisioni i Ligjeve është mbledhur përsëri  ditën e sotme për të diskutuar nen për nen draftet e propozuara për listat e hapura.

Deputeti Myslim Murrizi është shprehur shumë i revoltuar ditën e sotme gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ku u është drejtuar pjesëtarëve të tjerë që të mos bëjnë të fortin sepse vetë e votuan Marrëveshjen e 5 qershorit, ndryshe nga ai.

“Nuk e di pse i shmangeni impelementimit. Damiani të urdhërohet prapë që të marri draftin e këshillit e ta fusi të premten, se Damiani është kthyer me transmetues që me 14 janar,. Do t’i lash ca zullume. E kanë urdhëruar, ai do të fusi këtu një letër. Unë nuk votoj jashtë parlamenti nuk e kam votuar 5 qershorin. Mos bëni si cuba, se vetë votuat si dele. Bëni çfarë të keni qejf në këshillin politik, nuk do të votoj jashtë kushtetute”, tha Murrizi.

Top Channel