Hajdari: Të merren parasysh propozimet e opozitës jashtëparlamentare

30/09/2020 11:57
Deputetja Rudina Hajdari

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve që po mbahet ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar që të merren parasysh edhe propozimet e opozitës jashtëparlamentare që nuk është pjesëmarrëse në komision.

Ajo gjithashtu ka kërkuar mbylljen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj pasi ka kërkuar që të diskutohet fillimisht edhe propozimi i PD-LSI.

“Nëse ne si anëtarë të këtij komisioni duhet që të kemi parasysh propozimet që ka bërë opozita jashtëparlamentare. Nuk besoj që do të ishte e mirë që t’i riktheheshim përsëri të njëjtave gjëra. Nëse keni vullnetin e mirë të përfshijmë opozitën jashtëparlamentare ose duhet ta ndalojmë këtë mbledhje e të biem dakord e më pas të vijmë këtu. Nëse keni dëshirë,  ta bëni në frymë konsensusi siç e do praktika ndërkombëtare që më në fund të kemi një reformë zgjedhore atëherë duhet të tregoni vullnetin”, tha Hajdari.

Top Channel