Franca ndalon përdorimin e kafshëve të egra në cirqe dhe parqe ujore

30/09/2020 17:14

Me vendimin që hyn në fuqi menjëherë, tre parqet ujore të Francës nuk do të mund të marrin ose të shumojnë më delfinë dhe orka.

Ministrja e mjedisit njoftoi sot nisjen e ndalimit gradual të përdorimit të kafshëve të egra që cirqet udhëtuese, të mbajtjes nën kontroll të delfinëve e orkave në parqet ujore apo dhe të fermave të kafshëve që rriten për pellushin e tyre.

Ministrja Barbara Pompili njoftoi në një konferencë për shtyp nisjen e tranzicionit ekologjik duke thënë se arinjtë, luanët, tigrat, elefantët dhe kafshë të tjera të egra nuk do të lejohen në cirqet udhëtuese “në vitet në vijim”.

“Është koha të hapin një epokë të re në marrdhënien tonë me kafshët e egra”, tha Pompili duke shtuar se qeveria shpreson që masa të zbatohet plotësisht brenda pesë viteve.

Masa nuk aplikohet për kafshët e egra në shfaqjet e përhershme si kopshtet zoologjike.

Pompili tha se procesi do të nisë “sapo të jetë e mundur” dhe premtoi zgjidhje për çdo kafshë “rast pas rasti.”

Qeveria franceze ka hequr veç 8 milionë-euro për programin ku përfshihet dhe ndihma për gjetjen e vendeve reja të punës për personalin e prekur.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA