Artan Shkëmbi është paraqitur ditën e sotme në GJKK. Zv.Drejtori i OFL-së është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së dhe për korrupsion.

Sot  pritet që ai të njihet me masën e sigurisë, me pezullimin nga detyra dhe do të merret në pyetje. Shkëmbi është paraqitur së bashku me avokatin e tij Artan Broci.

Autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.

Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pezullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi. Vendimi i është komunikuar shkëmbit nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Top Channel ka mësuar se policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani. Mësohet se autoritetet gjermanë kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hetim nga gjermania. Akuza e ngritur nga SPAK është shpërdorim detyre dhe nxjerrje sekreti, ndërsa hetimi po vijon, ndërsa masa e marrë është paraprake për t’i hequr oficerit të policisë çdo kontakt me informacionet sensitive.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA