Dogji ullinjtë gjatë pastrimit të territorit, shoqërohet në polici 37-vjeçari

30/09/2020 13:28
Foto ilustruese

Pas një videoje të publikuar në media sociale ku një person shikohet duke u vënë zjarrin disa ullinjve në Vlorë, një 37-vjeçar është shoqëruar në polici.

H.Xh., 37 vjeç, banues në Nartë, Vlorë gjatë pastrimit të territorit ka djegur pjesërisht 4 ullinj në pronësi të shtetasit Dh. S, 85 vjeç, banues në Nartë, Vlorë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi H. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel