Berisha mohon dhunën e 26 majit/ Por faktet tregojnë të kundërtën, zgjedhjet u shkatërruan

30/09/2020 15:05

24 vite pas shkatërrimit të zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 Sali Berisha ish president në atë kohë thotë se nuk ka patur dhunë dhe se këtë nuk e ka shënuar në raportin prej 36 faqesh as misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë.

Kjo është deklarata që Berisha dha një natë më parë gjatë debatit në një studio televizive.

Për gazetarët, politikanët dhe qytetarët dëshmitarë të atyre ngjarjeve një mohim i tillë i dhunës dhe shkatërrimit të zgjedhjeve është absurd, ndërsa njerëzit kanë memorie. Këto janë disa pamje nga ajo që ndodhi me protestuesit e opozitës. Ky që shikoni duke u rrahur e tërhequr zvarrë në rrugë është Blendi Gonxhe, në atë kohë shumë i ri në moshë. Ndërsa personi që po goditet nga policët është Gaqo Apostoli.

Politikane të opozitës u rrahën por edhe fotoreporterë të huaj. Dhuna ishte pasojë e masakrës elektorale që ndodhi në 26 maj. Me polici dhe grupe militantësh u kërcënuan dhe dhunuan komisionerët e opozitës e cila u tërhoq nga zgjedhjet. Pas largimit të tyre badërdinë e numërimit të votave e pranon edhe Berisha.

Për zgjedhjet e 1996 Berisha shpalli armike edhe shefen e misionit të vëzhguesve Odri Gllover, ndërsa refuzoi thirrjen e departamentit të shtetit që të përsëriteshin zgjedhjet në 40 zona elektorale

Top Channel