Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në terren për të shpjeguar 5 pikat e propozuara të planit ekonomik të cilësuar nga selia blu si “Plani i Rimëkëmbjes kundër krizës”.

Nga një ndërmarrje fason në Vorë, zoti Basha sqaroi se propozimet nuk janë për fushatë elektorale.

Basha-Plani qe kemi prezantuar kete jave nuk eshte plani yne elektoral por eshte plani per 6 muajt e fundit te kesaj qeverie. Sepse per fat te keq keto 6 muaj ende drejton nje kryeminister palaco që vetem shan po nuk e fsheh dot te verteten.

Lulzim Basha idirekt iu përgjigj kryeministrit Rama i cili një ditë më parë e etiketoi kreun e PD si një shalqi me provë.

Basha-Në vend që të ndihmojë njerëzit, vazhdon të bëjë palaçon. Sa do të shajë, të vërtetën nuk e fsheh dot! Taksat të shkojnë për të ndihmuar biznesin dhe shqiptarët. Sot dhe dite per dite nuk do lodhem se perserituri qe nuk ka kohe per sharlatanizma por per te mare pergjegjesi sepse vendi eshte ne krize dhe tryezat e shqiptareve jane bosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA